Policia e Kosovës ka njoftuar se një i burgosur i cili ishte duke u trajtuar në repartin e psikiatrisë në QKUK, ka ikur.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:41.
“Është raportuar se nga reparti i psikiatrisë në QKUK ka ikur i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë i burgosur. Gjatë tentimit për ta ndal të dyshuarin një dëshmitar mashkull kosovar ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raport. /Telegrafi/