Një person është arratisur nga Qendra Korrektuese e burgut në Smrekonicë që ka qenë duke e vuajtur dënimin.
Siç bëhet e ditur, njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar që ka qenë duke e vuajtur dënimin është arratisur nga Qendra Korrektuese e burgut në Smrekonicë. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit”, thuhet në njoftim.
Më herët, arratisje ka pasur edhe nga burgjet tjera. Së fundi edhe në nga stacioni policor në Drenas, njofton Telegrafi.