Site icon Telegrafi

Arratisen katër persona nga Enti Special në Shtime, policia në kërkim të tyre

Katër persona, tre meshkuj dhe një femër raportohet se janë larguar nga Enti Special, në Shtime. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:00, në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime.

Sipas raportit lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet policore.

“Raportohet se nga Enti Special, janë larguar tre meshkuj dhe një femër. Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version