Site icon Telegrafi

Aroma e hapësirës në dispozicion si një parfum

Për herë të parë, publiku i gjerë mund të përdorë aromën e hapësirës si parfum. 

Aroma e hapësirës që u krijua nga kimistët e NASA-s një dekadë më parë, tani është në dispozicion si një parfum. Ajo u nis nga kompania Eau de Space, e cila mori recetën e NASA-s.

Fillimisht, astronautët e NASA-s duhet të jenë në gjendje të marrin parfumin, pastaj është në dispozicion të publikut të gjerë, transmeton Telegrafi.

Në një video në YouTube, astronauti i NASA-s Tony Antonelli shpjegon se aroma është “e fortë dhe unike” dhe nuk mund të krahasohet me asnjë aromë tjetër në tokë.

Sipas Eau de Space, disa e lidhin atë me një “biftek të skuqur, mjedër dhe rum”, siç raporton Engadget.

https://www.youtube.com/watch?v=WnqdKmLtDYY&feature=emb_title

Një parfum i tillë kushton 29 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version