Telegrafi

Aro Muric për mediat turke: Jam përshtatur mirë te Adana Demirspor, skuadra do të përmirësohet

Arijanet Muric ka debutuar në Ligën e Turqisë me klubin e tij të ri Adana Demirspor ndaj klubit të madh, Fenerbahces këtë të diel, ku pësuan humbje me rezultat 1-0.

Reprezentuesi i Kosovës është transferuar në Turqi në formë huazimi nga Manchester City.

Në një prononcim për mediat turke, Muric ka thënë se ka shumë vetëbesim dhe po punon që të adaptohet me skuadrën e re.

“Kam shumë vetëbesim. Jemi përshtatur shpejt me njëri tjetrin. Ambienti është shumë i mirë”.

“Jam duke ushtruar tash e dy jave dhe po jap më të mirën nga vetja. Do të përmirësohemi me kalimin e kohës”, ka thënë Muric për mediat turke.

Kayserispor do të jetë kundërshtari i radhës për Adana Demirsport./Telegrafi/