Një artiste e re iu ka bashkuar skenës shqiptare të muzikës.
Bëhet fjalë për këngëtaren e talentuar, Arnita Kastrati e cila tashmë ka publikuar këngën e saj të parë.
Projekti mban titullin “Marr nga fryma jote” dhe është një bashkëpunim me Vullnet Ibraimin.
Kënga erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën u përkujdes produksioni Boen.
Teksa Vullnet Ibrahimi ka realizuar muzikën, tekstin dhe miksimin e masterizimin e projektit të tyre.
Për lansimin e projektit të parë muzikor, Arnita u shpreh e lumtur përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Të dashur miq ju prezentojë me këngën time të parë në duet me këngëtarin e jashtëzakonshëm Vullnet Ibraimin. Falënderoj familjen time për përkrahjen ,shoqërinë dhe të gjithë ata që e prisnin me shumë dashuri këtë këngë.Mirënjohja dhe falënderimi më i veçantë , shkon për njeriun që besojë fortë në mua ,mjeshtrin e madh Vullnet Ibraimin ,që me talentin e tij të padiskutueshëm,punën e tij për t’u admiruar dhe të pa kusht ,i dha ekzistencën dhe frymën këtij projekti.”, ka shkruar këngëtarja. /Telegrafi/