Telegrafi

Arne Slot tregohet shumë i sinqertë pasi Liverpooli demoloi Manchester Unitedin

Liverpooli e ka përfunduar turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrën më të mirë të mundshme.

The Reds kanë zhvilluar tre ndeshje miqësore në SHBA dhe i kanë fituar që të tria, ku të fundit demoluan rivalin e madh Manchester Unied me rezultat 3-0.

Para përballjes me Djajtë e Kuq, Liverpooli ka triumfuar ndaj Arsenalit 2-1 dhe kanë mposhtur skuadrën spanjolle Real Betis me rezultat minimal 1-0.

Lexo po ashtu Spektakël para 77 mijë tifozëve, Liverpooli demolon Manchester Unitedin në SHBA

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot e vlerëson pozitivisht turneun në SHBA, derisa ndër të tjera ka thënë se dueli me United nuk ishte aq i lehtë sa tregon rezultati.

Ai është treguar shumë i sinqertë duke thënë se United krijoi disa raste shënimi dhe rezultati 3-0 nuk është real.

“Mendoj se ishte një turne shumë pozitiv. Sigurisht rezultatet tregojnë më së miri, këtu po i shikojnë të gjithë”.

“Por lojtarët qëndruan në formë dhe ata janë në gjendje të performojnë në mënyrën se si ne duam, kështu që një lojë me intensitet të lartë. Ne pamë disa gola të mëdhenj gjatë këtij turneu, disa situata të shkëlqyera dhe i shoh futbollistët duke punuar me të vërtetë shumë shumë”, tha Slot.

“Siç thashë, sot mendoj se ne krijuam shumë raste, United meritonte më shumë se një humbje 3-0. Por është gjithashtu cilësia jonë që ne i konkretizojmë rastet tona”, deklaroi trajneri holandez. /Telegrafi/