Site icon Telegrafi

Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Fitorja e Liverpoolit në udhëtim tek Crystal Palace bëri që trajneri Arne Slot të arrijë diçka që asnjë trajner i mëparshëm i Liverpoolit nuk ka qenë në gjendje ta bëjë.

Kjo fitore ishte e nënta për Slot në krye të Liverpoolit, një shifër që asnjë trajner më parë nuk e kishte arritur në krye të klubit gjatë 10 ndeshjeve të para, sipas OptaJoe.

Humbja e vetme e teknikut holandez është disfata befasuese në shtëpi ndaj Nottingham Forest në shtator, por që atëherë, rezultatet kanë qenë perfektë si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Nëse e krahasojmë këtë me paraardhësit e Slot, Jurgen Klopp gjatë 10 ndeshjeve të para fitoi gjashtë ndeshje, barazoi tri dhe humbi një.

Nëse shkojmë edhe më prapa në arkivë, edhe legjenda Bob Paisley i fitoi gjashtë ndeshje, i humbi tri dhe barazoi një në 10 takimet e tij të para në krye të Liverpoolit gjatë sezonit 1974/1975.

Disa statistika të tjera gjithashtu mahnitën tifozët e Liverpoolit, pasi tashëm ata janë bërë klubi i vetëm në Angli që nuk ka pësuar gol në pjesën e parë të një ndeshjeje.

Për më shumë, Slot është bërë vetëm njëri prej tre trajnerëve që ka fituar katër ndeshjet e para në udhëtim në krye të një ekipi në Ligën Premier.

Ai i është bashkuar një liste të trajnerëve si Luis Felipe Scolari, John Gregory dhe Bobby Gould./Telegrafi/

Exit mobile version