Site icon Telegrafi

Arne Slot më në fund po e kompleton transferimin e parë te Liverpooli

Liverpool është në fazën përfundimtare të kompletimit të nënshkrimit të Giorgi Mamardashvili, sipas Fabrizio Romano dhe Geo Team.

Eksperti i transferimeve ka bërë të ditur se The Reds do të paguajnë 30 milionë euro për portierin gjeorgjian.

“Lëvizja e Giorgi Mamardashvili në Liverpool për qershorin e vitit 2025 tani po afrohet, duke kaluar në fazat e fundit”, ka thënë Romano.

Lexo po ashtu Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alissonit - befasoi të gjithë në Euro 2024

“Liverpool dhe Valencia janë në kontakt për të rënë dakord për strukturën e bonuseve, pakon mbi 30 milionë euro”.

“Mamardashvili do të qëndronte në Valencia në huazim një sezonal”, potencoi më tej gazetari italian.

Kjo padyshim se do të ishte një lëvizje fantastike për Liverpoolin, duke ditur se Giorgi bëri paraqitje fenomenale në Euro 2024, por edhe në La Liga sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version