Arne Slot mund ta ketë gjetur alternativën perfekte të Virgil Van Dijk, gjë që mund të zgjidhë problemet e Liverpoolit në mbrojtje.
Ka qenë një sezon i parë i jashtëzakonshëm për Slot në krye të Liverpoolit, i cili erdhi për ta zëvendësuar Jurgen Klopp verën e kaluar.
Deri më tani, Liverpooli po qëndron në krye të renditjes në Ligën Premier, me një epërsi prej 13 pikësh ndaj Arsenalit.
Në Evropë, ata do të kenë një mision të vështirë pasi në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve, do të luajnë përballë Paris Saint-Germainit.
Sidoqoftë, tifozët kanë mbetur në errësirë sa i përket bisedimeve të kontratës me emra si Virgil Van Dijk, Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold.
Të tre lojtarët mund të largohen falas nga ‘Anfield’ në rast se nuk arrihet marrëveshje për kontrata të reja dhe kjo do të ishte një goditje e madhe për Slot.
Por, Slot mund ta ketë gjetur zgjidhjen në rast largimi të Van Dijk pa pasur nevojë të shpenzojë para.
Gjatë afatit kalimtar të janarit, spanjolli Stefan Bajcetic u transferua në La Liga tek Las Palmas si huazim për pjesën e mbetur të sezonit.
20-vjeçari luajti shumë mirë humbjen me rezultat 2-0 ndaj Barcelonës muajin e kaluar por ishte i detyruar të luante në një pozicion të ri të premten.
6’1 Stefan Bajcetic against Valladolid. He’s seen deployed as a centre-back after they suffered two injuries as well as a red card.
Safe to say he did a pretty good job.
🎬: @sbzcomps pic.twitter.com/FDlsmq9cDp
— LFC Transfer Room (@LFCTransferRoom) March 1, 2025
Në duelin ndaj Valladolidit, Bajcetic u detyrua të luajë si qendërmbrojtës pasi Las Palmas pësoi dy lëndime dhe një karton të kuq.
Spanjolli i mahniti tifozët me paraqitjen e tij në një pozicion të panjohur për të duke mos lejuar kundërshtarët që ta driblojnë atë.
Në rast se ai vazhdon me paraqitje të tilla në mbrojtje, atëherë Slot mund ta konsiderojë ta rikthejë në ekip për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/