Liverpool ka përfshirë 16-vjeçarin Rio Ngumoha në skuadrën e tyre në Ligën e Kampionëve përpara fazës eliminatore.
Duke qenë se adoleshenti iu bashkua Liverpoolit vetëm gjashtë muaj më parë, ai nuk kishte të drejtë për një vend në ‘Listën B’,
Pjesa e skuadrës që përfshin një numër të pakufizuar lojtarësh të rritur nga klubi tashmë ishte e ditur, por jo edhe shtesat.
Megjithatë, pas shitjes së Tom Hill në Harrogate Town, një vend në ‘Listën A’ është hapur dhe Liverpooli zgjodhi ta mbushë atë me Ngumohan.
Në vetëm pak muaj me Reds, Ngumoha tashmë ka krijuar shumë bujë, duke u bërë një nga liderët e ekipit U18 dhe duke u stërvitur me ekipin e parë. /Telegrafi/