Site icon Telegrafi

Arnautovicin e pret ndëshkimi i rëndë nga UEFA për fyerjen që ia bëri Alioskit

Marko Arnautovic mund të përjashtohet nga Euro 2020 për shkak të sharjeve të tij dhe fyerje raciste ndaj Ezgjan Alioskit.

Ish-sulmuesi i Stoke Cityt dhe West Ham e humbi kontrollin pasi shënoi golin e tretë të Austrisë afër fundit të ndeshjes të fitores 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ai tani përballet me një hetim shkaku i incidentit, pasi UEFA njoftoi se do të caktonin një hetues për të shqyrtuar pretendimet.

Lexo po ashtu Sharja dhe ofendimi i Arnautovicit kundrejt Alioskit ka bazë në raportet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve

Arnautovic dhe Alioski u përplasën gjatë lojës pasi gjërat kaluan në një tension të lartë, por UEFA tani ka caktuar një inspektor për të ekzaminuar përleshjen verbale mes tyre.

Lojtari ka mohuar të jetë racist, por hetimi pohon pretendimet se ai bëri fyerje të neveritshme në drejtim të Alioskit në lidhje me nënën e tij.

Lexo po ashtu Reagon Arnautovic, tenton të 'hesht' akuzat ndaj tij për racizëm: Kërkoj falje, t'i harrojmë gjërat që nuk janë pjesë e futbollit

Fyerja e pretenduar besohet të jetë referuar rreth luftës së Kosovës me Serbinë, me këta të fundit që janë fajtor për gjenocid mbi kosovarët.

Arnautovic lindi në pjesën veriore të Vjenës nga një baba serb dhe një nënë austriake.

Lexo po ashtu Maqedonia e Veriut debuton me humbje në Euro 2020 në takimin ndaj Austrisë

Kapiteni i Austrisë, David Alaba mund të shihej qartë duke mbajtur Arnautovicin, në mënyrë që të shmangej përleshja.

UEFA pritet ta ndëshkojë sulmuesin, por që vendimi mund të mos jetë me përjashtim të merituar. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Exit mobile version