Site icon Telegrafi

Arnautovic: Man Utd nuk kishte para të mjaftueshme për të më blerë

Ylli i Bolognas, Marko Arnautovic ka zbuluar se Manchester United donte ta blinte atë kur Jose Mourinho ishte në krye të Djajve të Kuq, por ‘nuk kishte para të mjaftueshme’.

Reprezentuesi austriak është një ish sulmues i Interit dhe ka luajtur nën drejtimin e Mourinhos në Inter në vitin 2010, kur Nerazzurrët fituan tripletën.

“Special One” nuk ishte një fans i madh i Arnautovic pasi mendonte se nuk kishte mentalitetin e duhur për të qenë një futbollist i nivelit të lartë, por portugezi ndryshoi mendje me kohë.

“Mourinho më donte kur isha në West Ham. Ai më tha: “Sa kushton?” Dhe unë thashë: ‘Pra, a më do akoma?”, ka zbuluar fillimisht Arnautovic për Sportëeek.

“Megjithatë, skuadra e tij Manchester United kishte blerë Paul Pogba dhe nuk kishte para të mjaftueshme për mua”.

Pogba iu bashkua Djajve të Kuq nga Juventus në vitin 2016, ndërsa Arnautovic luajti për West Ham nga 2017 deri në 2019.

Sulmuesi i Bolognës ishte në bisedime me skuadrën e Ligës Premier edhe këtë verë, por klubi italian e bllokoi lëvizjen e tij në Old Trafford. /Telegrafi/

 

Exit mobile version