Site icon Telegrafi

Armina për Shkëlzenin: Jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte, tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë

(Foto: Instagram/armina_mevlani)

Përmes një bisede pyetje-përgjigje të hapur për fansat në Instagram, Armina Mevlani iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj lidhur me dashurinë.

Historia e saj e dashurisë me Shkëlzenin, djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, gjithmonë zë vend në faqet rozë dhe në rrjetet sociale.

Dhe padyshim se në këtë bisedë pyetje-përgjigje me fansat, bukuroshja ka treguar edhe lidhjen e saj nëntëvjeçare. Njëra nga pyetjet ka pasur të bëjë me tërheqjen nga partneri që ka ndikuar në rezistimin kaq të gjatë të lidhjes së tyre.

(Foto: Instagram/armina_mevlani)

“Që në momentin e parë që e kam parë jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… Më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra”.

Lexo po ashtu Armina Mevlani thotë se është më fat që e ka njohur Shkëlzen Berishën: Nuk ka gjë më të bukur se sa kur gjen balancë mes dashurisë dhe karrierës
(Foto: Instagram/armina_mevlani)

“Ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantikë, ëndërrimtarë, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, ka thënë blogerja.

Derisa ka treguar se janë nëntë vite bashkë, Armina është pyetur për cilësitë e Shkëlzenit: “Është shumë me këmbë në tokë, shumë xhentil, me kulturë, i dashur dhe për më tepër i ndjeshëm, njëlloj si unë, për njerëzit dhe kafshët”. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/armina_mevlani)
Exit mobile version