Armina Mevlani është shpesh prezente në faqet rozë falë dukjes së saj.
Imazhet e publikuara në rrjetet sociale arrijnë shpejt në rubrikat e bukurosheve shqiptare, prandaj shpesh fotografitë e saja bëhen lajme.
Këto ditë, modelja ka publikuar imazhe nga një set i ri fotografik, ku shfaqet e këndshme. Dhe natyrisht që pëlqimet e fansave janë të shumta.
“Vajzat e lumtura janë më të bukurat”, ka shkruar bukuroshja në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Armina është rritur në Tiranë, ndërsa fama e saj nisi prej se e përfaqësoi Shqipërinë në garën e bukurisë, ‘Miss Bota 2009’.
Që atëherë, ajo është angazhuar edhe si prezantuese duke qenë nikoqire edhe në Kënga Magjike. Për më shumë, ajo ka shërbyet edhe si drejtoreshë kreative në një revistë të njohur mode.
Modelja ka stilin e saj të veçantë dhe blogun e bukurisë të quajtur ‘The Rebel Heart’.
Prezenca e shpeshtë në faqet rozë ka të bëjë edhe me lidhjen me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. /Telegrafi/