Telegrafi

Armina në koncertin e Linkin Park para se lideri të vriste veten: Do më marrë malli (Foto)

Modelja dhe blogerja e njohur Armina Mevlani duket të jetë mërzitur shumë me humbjen e këngëtarit Chester Bennington, liderin e grupit të njohur ‘Linkin Park’.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Armina ka kujtuar një nga ditët më të lumtura të jetës së saj, ditën kur kishte qenë prezente në koncertin e Linkin Park.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka shkruar fjalë emocionuese në dedikim të këngëtarit, duke u shprehur se do të ndjejë përherë mall për të.

“Muzika jote më ka ndjekur gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës time. Koncerti live i “Linkin Park” ka qenë një nga ditët më të bukura të jetës time dhe do më marrë malli për ty, ndonëse nuk do të harroj kurrë Chester Bennington! R.I.P legjendë,”. /Telegrafi/