Telegrafi

Armina Mevlani vjen në një version që nuk jemi mësuar ta shohim në TikTok

Armina Mevlani (Foto: Instagram/armina_mevlani/Screenshot/TikTok)

Bukuroshja shqiptare, Armina Mevlani, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ku tërheq vëmendjen e fansave përmes imazheve që i shpërndan nga jeta dhe karriera e saj.

Dikur më e bukura e Shqipërisë dhe moderatorja e njohur numëron mbi 1.2 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa ajo ka profil edhe në TikTok, ku publikon video interesante.

Derisa jemi mësuar ta shohim atë me një imazh të ndërtuar si një femër elegante, në këtë rrjet social shohim anën tjetër të saj.

Lexo po ashtu Armina Mevlani tregon se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjike

Armina ndjek trendët dhe sfidat e ndryshme duke publikuar video, në të cilat nuk shfaq asnjë lloj kompleksi.

Vallëzimi nën ritmet e muzikës është një prej anëve të njohura të këtij rrjeti social, prandaj në një video më të fundit, bukuroshja vjen në një version interesant. /Telegrafi/

@armina_mevlani

Highschool babe 💕 #challenge #fyp #houseoftiktok #pink #funny #foryoupage #la #ny #usa #garden #dance #champion

♬ original sound – audio_bbys