Site icon Telegrafi

Armina Mevlani tregon se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjike

Armina Mevlani (Foto: Instagram)

Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe vetëm në Instagram ka arritur te grumbullojë 1.2 milion ndjekës.

Dhe Armina Mevlani vazhdon të jetë shumë e komentuar në faqet rozë si për jetën profesionale e po ashtu edhe për atë personale.

Megjithatë, ajo këtë herë ka ndarë me publikun shumë gjëra rreth vetes përmes rubrikës së Prive “Kutia e Pyetjeve”.

E pyetur se a kë bërë ndonjëherë ndërhyrje kirurgjike, një përgjigje e sinqertë nuk ka munguar nga modelja shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Kush ka parë fotot e mia të vjetra mund ta dallojë shumë kollaj që nuk kam operacione plastike. Jo sepse unë jam një njeri që jam komplet kundër kësaj gjësë se sigurisht dikush nëse nuk ndjehet mirë me veten patjetër që do shkojë drejt ndërhyrjes”.

“Por, mendoj që sa më natyral të jemi aq më mirë është për shëndetin tonë dhe mendoj që nuk ka asnjë njeri perfekt dhe nuk kemi pse për çdo defekt apo paknaqësi të shkojmë patjetër në operacion plastic”, ka thënë mes tjerash ajo.

Ndryshe, Armina është duke kaluar kohë të mirë në karantinë me të fejuarin e saj, Shkëlzen Berishën. /Telegrafi/

Exit mobile version