Telegrafi

Armina Mevlani tregon arsyen e shtyrjes së dasmës me Shkelzenin (Video)

Armina MevlModelja e njohur Armina Mevlani tash e disa vite është e fejuar me Shkelzen berishës, djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në një intervistë për “Prive”, ku ka rrëfyer për më të rejat e saj, dhe punën si blogere në rrjetet sociale.

Në një nga pyetjet, bukuroshja Mevlani ka treguar edhe arsyen se pse nuk kanë organizuar ende një dasmë me Shkelzenin, gjersa ka treguar se kjo “vonesë” është bërë për shkak të angazhimeve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Sipas saj, angazhimet që ata të dy kanë në fushën e tyre profesionale nuk i lejojnë që të kenë kohën e duhur për t’iu përkushtuar organizimit të një dasme, siç e duan ata, një dasmë të ëndrrave.

Ndërkohë, e pyetur se kur dëshiron që ata të bëhen prindër, Armina është përgjigjur duke thënë se preferon t’i bëjë gjërat me radhë. /Telegrafi/