Blogerja Armina Mevlani ka dhënë përgjigje kontraverse në një intervistë më të fundit të saj.
Bukuroshja shqiptare u shpreh shumë e sinqertë në një intervistë për Prive.
Ajo në pyetjet shumë provokative u përgjigj sinqert, duke thënë se i kujtohet shpesh ish dashuria.
Blogerja pranon se beson në dashuri, teksa tradhtinë nuk do at falte.
Ndërkaq, ajo pranoi se nuk mendon të bëhet nënë e se i kujtohet shpesh ish dashuria.
Madje, ajo rrëfeu se sheh ëndrra erotike, por refuzoi që t’i tregonte ato.
Mes tjerash ajo shtoi se sekretet e vetes vështirë arrin t’i mbajë, por më fortë të shoqeve.
Armina është prej blogereve më të ndjekura shqiptare me një stil të shtrenjtë të jetës dhe shije unike të veshjes. /Telegrafi/