Modelja dhe blogerja e njohur Armina Mevlani është shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo posedon një butik të sajin në Tiranë, ndërsa përmes fotogravie që publikon në Instagram, reklamon veshjet e markave të ndryshme që posedon në dyqan.
Fakti që është shumë aktive dhe numëron me mijëra ndjekës në këtë rrjet social, i ka mundësuar asaj që të ketë përfitime edhe nga reklamat e shitura, një fenomen ky i njohur tashmë për Instagramin.
Ajo dëgjuesit e emisionit “#thuajemepepsi” në Top Albania Radio, modelja pranoi se përveç parave që fiton nga modelingu, ka edhe shumë përfitime tjera nga Instagrami.
Këtë e arrin në bazë të produkteve që reklamon duke publikuar përmes fotografive në llogarinë e saj zyrtare. /Telegrafi/