Armina Mevlani është bërë pjesë e një artikulli me këshilla për veshjen në revistën Elle të Spanjës.
Artikulli, që sygjeron ide për të kombinuar një xhaketë, shfaq 47 look-e të ndryshme, mes të cilëve është edhe ai i fashionista-s shqiptare,shkruan anabel.
Ajo ka veshur një xhaketë klasike në blu të errët, të kombinuar me një palë pantallona me print ‘psychedelic’.
‘Për të krijuar ekuilibër në një look me pantallona me print, mos e mendoni 2 herë: Si një amerikane e vërtetë!’, shkruan Elle Spanjë për këtë look.