Kohëve të fundit është kthyer në një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar dhe jo më kot.
Bëhet fjalë për blogeren nga Shqipëria, Armina Mevlani, e cila njëherësh vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale.
Ajo u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës profesionale, gjersa nuk munguan as pyetjet për pamjen e jashtme.
“Gjoksin e ke natyral”, ka qenë pyetja e drejtuar nga një ndjekëse.
“Nuk kam asnjë ndërhyrje në trup apo fytyrë”, është përgjigjur Mevlani duke treguar se është e gjitha natyrale.
Këto pyetje janë të shpeshta drejtuar artisteve shqiptare, marrë parasysh që një pjesë e madhe e tyre janë të përfshira në ndërhyrje estetike.
Sidoqoftë, Armina në paraqitjet publike nuk heziton të shfaqet edhe tërësisht pa grim. /Telegrafi/