Modelja dhe blogerja e njohur Armina Mevlani është padiskutim një ndër personazhet më më mediatike në shtypin rozë.
Shpesh ajo është përfolur për lidhjen e saj me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, nga ku mendohet se është burimi i të ardhurave për jetën luksoze që bukuroshja bën.
Por kjo gjë hidhet poshtë komplet nga Armina Mevlani, e cila është shprehur se gjithçka në jetë e ka arritur falë punës së saj.
Sikurse çdo person i suksesshëm, edhe ajo ka pasur fillimet e saj në karrierë, të cilat modelja nuk i fshin absolutisht nga memoria e saj, madje përkundrazi e kujton me nostalgji veten e saj në të kaluarën.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social një fotografi, përmes së cilës është kthyer në retrospektivë, duke treguar se si dukej ajo në mbrëmjen e saj të maturës.
Me një fustan të thjeshtë dhe elegant ngjyrë të kuqe, si dhe flokë të lëshuara drejtë, Armina dukej vërtet e bukur dhe tërheqëse për kohën kur ishte gjimnaziste.
Shkollimin e mesëm Armina e ka përfunduar në gjimnazi “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, gjersa ka qenë një nxënëse e shkëlqyer, dhe tani padiskutim është njëra ndër blogeret më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/