Një pozë me bikini e shfaq Armina Mevlanin me një dukje mahnitëse.
Modelja nga Shqipëria ka pozuar në plazh me rrobabanje dhe ka lënë mbresa me fotografinë e re të publikuar në Instagram.
E veshur me të kuqe, Armina nuk e lë askënd indiferent nga gjinia e fortë.
Në përshkrimin e fotografisë, ajo thotë se është ndër postimet më të pëlqyera të saj dhe natyrisht se nuk duhet humbur.
Armina është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërsa në Instagram numëron mbi 642 mijë ndjekës.
Publikimi i fotografive që vënë në pah bukurinë dhe linjat e saj, janë më të pëlqyerat nga fansat e modeles dhe jo rrallë herë paraqiten në faqet rozë.
Njëherësh, bukuroshja shpesh përfolet në media edhe për shkak të lidhjes me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin. /Telegrafi/