Partia e kancelares Angela Merkel e qendrës së djathtë CDU ka zgjedhur Armin Laschet, guvernatorin pragmatik të shtetit më të populluar të Gjermanisë, si udhëheqësin e saj të ri duke dërguar një sinjal të vazhdimësisë, pak muaj para zgjedhjeve në të cilat votuesit do të vendosin se kush bëhet kancelari i ri.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Laschet mundi Friedrich Merz, një konservator dhe një rival i Merkelit, në një kongres online të shtunën të partisë.
Laschet fitoi 521 vota kundrejt 466 të Merz; një kandidat i tretë, ligjvënësi i shquar Norbert Roettgen, u eliminua në një raund të parë votimi.
Votimi i së shtunës nuk është fjala e fundit se kush do të kandidojë si kandidat i qendrës së djathtë për kancelar në zgjedhjet e Gjermanisë në 26 shtator, por Laschet ose do të kandidojë për kancelar ose do të ketë një ndikim të madh rreth kësaj.
Merkel, e cila ka qenë kancelare që nga viti 2005, njoftoi në fund të vitit 2018 se nuk do të kërkonte një mandat të pestë. Ajo gjithashtu u tërhoq nga udhëheqja e CDU. /Telegrafi/