Adriana Matoshi dhe Arta Nitaj janë ndër dy personazhet më të dashur të hit seralit “O Sa Mirë”.
Ato janë shumë të pëlqyera për performancën e tyre që dhurojnë në serial, Adriana përkatësisht në rolin e ‘Sasës’, dhe Arta në rolin e ‘Xhesikës’.
Në serial, ato janë rivale të një njëra-tjetrës, gjersa krejt e kundërta ndodh në jetën reale.
Në përditshmëri, Arta dhe Adriana janë shoqe shumë të mira, dhe këtë e ka treguar edhe fakti se shpesh janë bashkë.
Ka qenë bukuroshja Nitaj, ajo e cila ka realizuar një fotografi me Adrianën, ndërsa e ka ndarë me fansat në InstaStory.
Ato shfaqen të freskëta dhe shumë të buzëqeshura pranë njëra-tjetrës, me çka kanë treguar se ‘rivalitetin’ e ruajnë vetëm në serial. /Telegrafi/