Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, të hënën është zgjedhur kryetar i degës së LVV-së në Mitrovicë.
Lajmin e ka dhënë Qendra e LVV-së në Mitrovicë përmes Facebookut.
Përveç tij, edhe deputetja Arjeta Fejza është zgjedhur kryetare e Gruas së LVV-së në këtë komunë.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim: Kryetar i qendrës është zgjedhur, Armend Muja. Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Arjeta Fejza. Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Lorik Hysenaj”, thuhet në njoftimin e tyre.
Rezultatet e votave në degën e LVV-së në Mitrovicë u publikuan të hënën, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve që ishin të dielën.
LVV-ja dje ka rizgjedhur Albin Kurtin lider të partisë edhe për katër vite të tjera, kurse Albulena Haxhiu u bë kryetare e Gruas së LVV-së.