Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka bërë parashikimin e parë për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në këndin e politikanit.
Sipas Mujës PDK në zgjedhje do të merr 15 deputetë, LDK po ashtu 15, Nisma nuk e kalon pragun derisa LVV sipas tij merr 62 deputetë.
Muja në “Debat Plus” thotë se AAK nëse e kalon pragun merr 8 deputetë.
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë edhe parashikimin se në cilat komuna LVV do të del parti e parë.
Ai ka thënë se LVV do të fitojë shumë thellë në shtatë qendrat e mëdha të Kosovës, derisa sipas tij pak më dobët qëndron në disa komuna të Kosovës qendrore.
Muja në cilësinë e analistit disa herë ka bërë parashikime të sakta të rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë e më gjerë./Telegrafi/