Telegrafi

Armend Dallku pas ndeshjes ndaj Gjilanit: Ky është krim ndaj futbollit

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku ka folur me plot mllef pas humbjes ndaj Gjilanit dhe skandalit pas ndeshjes.

Prishtina është mposhtur në udhëtim te Gjilani me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Megjithatë, fundi i ndeshjes ka prodhuar tensione të mëdha, ku zyrtarët e Prishtinës kërkonin llogari nga gjyqtarët për vendimet kontroverse.

Vendimi për ndëshkimin me të kuq të Visar Bekajt ka acaruar stafin e trajnerëve, lojtarët dhe zyrtarët e Prishtinës, por pas reagimit e kanë pësuar keq.

Lexo po ashtu Tensione pas ndeshjes Gjilani – Prishtina, policët spërkasin me sprej lotsjellës trajnerin Armend Dallku

Ata janë sulmuar nga Policia e Kosovës me sprej lotsjellës dhe shumë nga ta, mes tyre edhe trajneri Armend Dallku kanë mbetur të lënduar.

Pas ndeshjes, Dallku ka folur mes lotëve në intervistë, teksa nuk ka lënë pa akuzuar gjyqtarët.

Lexo po ashtu Prishtina konfirmon sulmin e policëve ndaj stafit dhe futbollistëve, paralajmëron tërheqjen nga garat

“Kjo çfarë ka ndodhur në Gjilan është krim ndaj futbollit. Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të gjykojnë në Superligë”.

“Duhet marrë përgjegjësi nga i pari që është atje lartë e gjithë të tjerë. Zoti ua ktheftë qysh është më së keqi”, ka thënë Dallku. /Telegrafi/