Telegrafi

Armend Dallku i kënaqur me reagimin e lojtarëve të Prishtinës në fitoren ndaj Feronikelit

Prishtina e ka mposhtur Feronikelin 3-1 në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës dhe për këtë trajneri Armend Dallku është shprehur mjaftë i lumtur.

Me këtë fitore, bardhekaltrit kanë qëndruar në ndjekje të liderit Dritës që ka 58 pikë, ndërsa të parët katër sosh më pak.

Dallku pas ndeshje është shprehur i kënaqur me reagimin e lojtarëve të tij në këso ndeshje të mëdha dhe që sipas atij ata u treguar serioz.

Lexo po ashtu Derbi në "Fadil Vokrri" i takon Prishtinës - bardhekaltrit fitojnë bindshëm ndaj Feronikelit

“Këtu alternativa e vetme ishte fitorja, jam i kënaqur me reagimin e futbollistëve të mi pas barazimit të rezultatit”, ka thënë Dallku në Super Sport Kosova.

“Kishim mundësi të shënojmë edhe gola të tjerë, por neve tashmë na mbetet të rikuperohemi dhe të shohim përpara”.

“Nuk dua t’i shoh kundërshtarët, dua t’i shoh vetëm ndeshjet tona, dhe Prishtina duhet t’i bëjë hyzmetin çdo takimi”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/