Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të konfiskimit të armëve të zjarrit brenda 24 orëve.
Lidhur me rastet, Policia ka ndaluar disa persona ndërsa ka konfiskuar armët të cilat ishin pa leje, transmeton Telegrafi.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë dhe Mitrovicë.
Më poshtë rastet sipas raportit të Policisë:
Rr. Drenica, Prishtinë, 13.08.2023 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me gas me një karikator të zbrazët si dhe janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë (6) gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rr.Zahir Pajaziti, Podujevë, 13.08.2023 – 22:07. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një mjetë i mprehtë thikë. I dyshuari është shoqëruar në St. Policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti në procedurë të rregullt.
Rr.Zahir Pajaziti, Podujevë, 13.08.2023 – 22:00. Gjatë kontrollit te drejtuesi i një veture, i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një mjetë i mprehtë thikë. I dyshuari është shoqëruar në St.Policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti në procedurë të rregullt.
Rr. Hoxhë Hasan Tahsini, Mitrovicë Jugu, 13.08.2023 – 13:59. Është shoqëruar në stacion të policisë i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma me një karikator i zbrazët. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Faruk Spahija, Mitrovicë, 13.08.2023 –21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 30 fishekë që dyshohet se janë të armës me gas. Personi dyshuar ka deklaruar se në shtëpinë e tij e kishte edhe një pistoletë me gas të cilën e ka dorëzuar se bashku me tre fishekë të tjerë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/