Site icon Telegrafi

Armela i vardiset Egnajtin

Armela dhe Egnajti e kanë kaluar në një shtrat mbrëmjen e djeshme.

Para se të flinin, që të dy ata nuk i kursyen komplimentet për njëri-tjetrin.

“Ti i ke sytë e shkruar”, i tha Armela atij.

Të dy ata diskutojnë se përse janë futur në Big Brother.

“S’e di, por për përvojë personale më shumë”, i thotë Egnajti.

“Unë thjesht e dija që duhet të vija dhe të më ndihmonte për karrierën time personale kjo gjë”, shton Armela për veten.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Big Brother Albania 9

Egnajti është kurioz të dijë se çfarë i pëlqen Armelës tek një mashkull dhe ajo i përgjigjet.

“Dua që të jetë një njeri me siguri në vetvete sepse më jep edhe mua siguri kur nuk kam. Pastaj më pëlqen një mashkull me bark”, i thotë ajo.

Më pas biseda mes tyre zhvendoset tek Damiano dhe debatet që kanë pasur me të.

Armela i kujton Egnajtit se Damiano i ka thënë asaj që është lojtare e fortë në shtëpi dhe porosit Egnajtin që në debatet që ajo bën në shtëpi ta mbështesë atë edhe nëse gabon.

“Kur gaboj më merr veç dhe ma thuaj”, i thotë ajo.

Exit mobile version