Site icon Telegrafi

Armela “shfryhet” te Damiano për vajzat e reja

Thuajse që në momentin e parë që Kleodiana dhe Dona u futën në shtëpinë e Big Brother, nisën përplasjet me Armelën.

Dhe marrëdhëniet mes vajzave, Armela mendoi t’ia tregojë menjëherë Damianos të sapo rifutur në shtëpi. “Këto nuk japin material, nuk thonë asgjë. E di sa herë kam dal duke u kap me atë, por nuk dinë të flasin”, thotë ajo.

Por, Liridoni e kundërshton. “Mos e ekzagjeroni. Mua nuk më pëlqen me fol me një femër që s’jep”, thotë ai.

“Ja t’i studioj pak unë tani”, thotë Damiano.

“Shpëtova! I kemi studiuar, i kemi bërë, por kapen kot. Ajo me blu (Kleodiana) kërkon shumë kohë të mendohet, është fare mo. Ajo është më pak aktive se të tjerët”, thotë Armela.

Exit mobile version