Telegrafi

Armë dhe substancë narkotike në shtëpi, arrestohet një person

Një person është arrestuar në fshatin Vërban të Viti, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, tri pistoleta, një shkop gome, substancë narkotike dhe një granatë dore dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje./Telegrafi/