Një femër ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, një person i maskuar kishte hyrë i armatosur me armë zjarr i cili duke e kanos viktimës ia kishte grabitë 1000 (njëmijë euro) para të gatshme.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:05, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, i dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur.
Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty kishte hyrë një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri i cili duke e kanos viktimës ia kishte grabitë 1000 (njëmijë euro) para të gatshme. I dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/