Mbi 190 mijë aplikime për leje armësh janë dorëzuar tek autoritetet e sigurisë izraelite që nga 7 tetori, sipas një raporti të publikuar të hënën.
“Që nga fillimi i luftës, më shumë se 190 mijë aplikime për licencat e armëve janë dorëzuar në Ministrinë e Sigurisë Kombëtare”, raportoi gazeta financiare izraelite Calcalist.
Gjithashtu u tha se “më shumë se 210 mijë aplikime janë dorëzuar në dhjetë muajt e parë të 2023, dhe viti nuk ka përfunduar ende”, transmeton Telegrafi.
U theksua se nga fillimi i vitit 2023 deri më tani janë dhënë 31 mijë leje, ndërsa në vitin 2022 janë paraqitur 41 mijë kërkesa dhe janë dhënë vetëm 13 mijë leje.
Industria izraelite e armëve ka parë një rritje të kërkesës, në për dallim nga shumë biznese që ngecin për shkak të luftës në Gaza.
Ndërsa sulmi i Izraelit në Rripin e Gazës hyn në ditën e tij të 40-të, të paktën 11,180 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë mbi 7,700 fëmijë dhe gra, dhe më shumë se 28,200 të tjerë janë plagosur, sipas shifrave të fundit nga Autoriteti Palestinez.
Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar që nga muaji i kaluar. /Telegrafi/