Site icon Telegrafi

Armatoset Bullgaria – pas 15 aeroplanëve, miratohet blerja edhe e dy luftanijeve

Parlamenti i Bullgarisë ka aprovuar blerjen e dy luftanijeve për nevojat e marinës së këtij vendi.

Në vendimin e aprovuar të Parlamentit bullgar thuhet se luftanijet doemos duhet të jenë shumëdimensionale dhe adekuate për operacione të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Parlamenti aprovoi edhe atë se për këtë blerje nga buxheti ndahen 984 milionë leva bullgare (505 milionë euro).

Plani është që luftanija e parë të dorëzohet pesë vite ndërsa e dyta gjashtë vite pasi që Qeveria e Bullgarisë të nënshkruajë marrëveshjen me furnizuesin.

Qeveria e Bullgarisë tashmë ka pranuar oferta prej tetë prodhuesve, raporton Anadolu Agency (AA).

Luftanijet e reja duhet të zëvendësojnë tre anijet e vjetra të prodhimit rus në inventarin e marinës bullgare.

Parlamenti më 8 qershor aprovoi blerjen e 15 avionëve luftarakë dhe 154 autoblindave për nevojat e forcave të armatosura të vendit.

Exit mobile version