Site icon Telegrafi

Armando Prenga dorëzon mandatin e deputetit

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Socialiste (PS), Armando Prenga ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Deputeti socialist Prenga i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta ku i ka bërë të ditur se do ta lerë mandatin e deputetit të Qarkut të Lezhës.

“Ju paraqes dorëheqjen time nga mandati i deputetit të partisë Socialiste në qarkun e Lezhës”, i shkruan Prenga, Metës.
Dorëheqjen e Armando Prengës shumë herë e ka kërkuar edhe Opozita në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version