Telegrafi

Armando Brojës i dështon përfundimisht transferimi, kthehet te Chelsea

Armando Broja është kthyer te Chelsea, pasi i ka dështuar transferimi te Ipswich Town.

Fabrizio Romano raportoi se sulmuesi shqiptar është kthyer në ambientet e klubi londinez.

Broja nuk do të mund të kthehet në skuadrën e parë, pasi Enzo Maresca e ka përjashtu atë, Raheem Sterlingun dhe Ben Chilwellin.

Kështu, Broja ka më pak se tri ditë që të gjejë një skuadër të re.

Chelsea po punon në shitjen e tij përfundimtare, por që do të pranonte edhe huazimin e tij.

Broja ka kontratë me Blutë deri në vitin 2029. /Telegrafi/