Telegrafi

Armando Broja reagon pas golit të parë me Chelsean

Armando Broja ka thënë se është qetësuar që ka shënuar golin e tij të parë te Chelsea, pasi gjeti rrjetën në fitoren 3-0 kundër Wolverhamton Wanderers të shtunën mbrëma.

Sulmuesi shqiptar erdhi nga bankina për të zëvendësuar Mason Mount dhe luajti 20 minutat e fundit të përplasjes në Stamford Bridge.

Ai shënoi golin e tretë të skuadrës së tij, megjithëse festimet e tij fillestare u ndërprenë për shkak të një kontrolli nga VAR-i, por goli i konfirmua.

“Është gjithmonë një pritje kur ata kontrollojnë për një pozicion jashtë loje”, ka thënë fillimisht Broja pas ndeshjes.

“Isha duke i mbajtur gishtat e kryqëzuar, por mendova se e kisha matur mirë vrapimin tim”.

“Faleminderit tifozëve për mbështetjen. Është joreale, kam pritur golin tim të parë. Është një moment i çuditshëm. Nuk mund të gjej fjalët”.

“Të gjithë e dinë se në një nga klubet më të mëdha në botë do të ketë konkurrencë. Kjo na ndihmon të gjithëve të zhvillohemi si lojtarë. Ne kemi një skuadër të madhe, të gjithë duhen në çdo kohë”, përfundoi shqiptari.

Ndryshe, 21-vjeçari shqiptar tani është paraqitur nëntë herë në të gjitha garat për Chelsean këtë sezon, por të gjitha paraqitjet kanë ardhur nga stoli. Broja do të bëjë presion për të siguruar fillimin e tij të parë për klubin në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/