Armando Broja ka bërë debutimin te skuadra e parë e Chelseat në fitoren 4-0 ndaj Evertonit në fundjavën që shkoi.
Sulmuesi shqiptar deklaroi se ai ishte paksa nervoz para se të futej në fushë, derisa kishte dy javë që kishte filluar stërvitjet me The Blues.
“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Që kur isha fëmija kam ëndërruar për këtë gjë. Kam ardhur këtu si i vogël dhe sot në debutim ishte një ndjenjë fantastike”, ka thënë 18-vjeçari.
“Para se të hyja në fushë isha disi i shqetësuar, gjë që nuk më ndodhë shpesh, por ishte hera e parë që po luaja për skuadrën e parë”.
“Kisha një bisedë para ndeshjes me kapitenin (Cesar Azpilicueta) dhe ai më tha se duhej të shijoja momentin e debutimit dhe unë e shijova lojën për aq minuta sa luajta”.
“E di se Liga Premier është ndër më të vështira në botë, ndoshta më e vështira, por që kam shijuar momentin e debutimit dhe kisha përkrahjen e trajnerit (Frank Lampard), ka shtuar më tej Broja.
Sulmuesi shqiptar e zëvendësoi Olivier Giroudn në minutën e 88-të, duke treguar një lojë të mirë për më shumë se pesë minuta në fushë. /Telegrafi/
🗣"Since i was a young kid I've been dreaming about this"
18-year-old Armando Broja on making his debut for Chelsea #CFC
— CFC-Blues (@CFCBlues_com) March 9, 2020