Site icon Telegrafi

Armando Broja mund t’i bashkohet Jose Mourinhos te Roma

Roma e Jose Mourinhos thuhet se ka kontaktuar me Chelsean për mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit të ri shqiptar Armando Broja.

Roma është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe mund t’i drejtohet ish-skuadrës së Mourinhos, Chelsea për ndihmë.

Sipas mediumit Sky Sport, skuadra e Serie A ka kontaktuar me Chelsean për nënshkrimin e sulmuesit shqiptar, Broja, në formë huazimi.

Megjithatë, kuptohet se Chelsea nuk është e interesuar ta lërë 21-vjeçarin të largohet përkohësisht.

Lexo po ashtu E kërkon Milani, Chelsea befason të gjithë me vendimin për të ardhmen e Brojës

Broja kërkohet edhe nga Milani, edhe pse gjigantët italianë janë gjithashtu të interesuar vetëm për një marrëveshje huazimi.

Roma është detyruar të kërkojë një sulmues të ri falë dëmtimit të rëndë të pësuar nga Tammy Abraham në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar.

Sulmuesi anglez nuk ka gjasa të kthehet në lojë para vitit të ri, duke e lënë Andrea Belottin si opsionin e vetëm të sulmit të Mourinhos.

Pas lëndimit të Christopher Nkunku, trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, thuhet se është i etur që Broja të luftojë me nënshkrimin e verës, Nicolas Jackson për rolin e titullarit për numrit nëntë në Stamford Bridge.

Nëse Chelsea qëndron i palëkundur, atëherë Roma ka të ngjarë të dyfishojë përpjekjet e saj për të nënshkruar me Duvan Zapata nga Atalanta. /Telegrafi/

Exit mobile version