Telegrafi

Armando Broja debuton te Vitesse me dy super gola

Armando Broja e ka filluar mbarë aventurën te Vitesse.

Sulmuesi shqiptar pak ditë më parë kompletoi kalimin te skuadra holandeze nga Chelsea në formë huazimi.

Broja cilësohet si lojtar që ka të ardhme të ndritur te The Blues, derisa Frank Lampard de dërgoi në huazim për të fituar më shumë eksperiencë.

Qysh në ndeshjen e parë te Vitesse, reprezentuesi i Shqipërisë arriti të shënonte dy gola me aksione të bukura në një miqësore të zhvilluara para fillimit të edicionin 2020/21 në Eredivisie.

Broja po tregon se mund të jetë një sulmues i rëndësishëm në të ardhmen për Chelsea, derisa në edicionin e kaluar debutoi me blutë në fitoren ndaj Evertonit. /Telegrafi/