Telegrafi

Armaldo Kllogjeri lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Foto: Instagram

Armaldo Kllogjeri është larguar nga Big Brother VIP Albania.

Në nominim me Kristin dhe Luizin, Maestro hoqi dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh.

Ai është larguar pas 83 ditësh qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Foto: Screenshot/Instagram

Tenori i njohur shqiptar u shfaq i mërzitur në momentin që po largohej nga shtëpia, teksa kërkoi që ta përcillnin vetëm Olta dhe Kiara.

Lexo po ashtu “Skuth”, “I pabesë” - Kristi i zhgënjyer nga Luizi teksa debatojnë sërish për nominimin

Ky nominim i fortë u bë pasi artisti shkodran futi në grackë Kristin dhe Armaldon duke i detyruar që t’i thyenin rregullat.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata ishin futur së bashku në tualet, gjë që nuk lejohet dhe si dënim nga ‘Vëllai i Madh’ u dërguan në televotim.

Në BBVA 2 ndërkaq po vazhdojnë debatet, lojërat dhe situatat e ndryshme mes banorëve. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram