Një unazë inteligjente ‘revolucionare’ po shfaqet si arma sekrete e Anglisë këtu në Euro 2024.
Lojtarëve dhe stafit iu është dhënë një pajisje gjurmuese moderne e quajtur “Oura Ring” për ta mbajtur gjatë qëndrimit të tyre këtu në Gjermani, me teknologjinë që pretendon të monitorojë gjumin, temperaturën e trupit, stresin dhe shëndetin e zemrës – ndërsa vlera e saj është 300 euro.
Gareth Southgate ka qenë i hapur për të futur teknologji të ndryshme në zhvillim gjatë mbretërimit të tij tetë vjeçar si trajner i Anglisë në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund pritjes 58-vjeçare të vendit për një trofe të madh.
Dhe bizhuteritë e fitnesit janë bërë një shtesë në ambientet e Anglisë ndërsa përgatiten për hapjen e Kampionatit Evropian të së dielës kundër Serbisë.
Në të vërtetë, vetë Southgate po mbanë këtë unazë në gishtin tregues të majtë dhe u pa për herë të parë me të gjatë përgatitjeve të Anglisë në fillim të këtij muaji.
Një numër lojtarësh kanë përdorur gjithashtu unazën gjatë stërvitjes në bazën e tyre në Weimar. Gjatë seancave të së mërkurës, Conor Gallagher dhe Marc Guehi ishin mes lojtarëve të parë që mbanin unazat Oura.
Anëtarët e ekipit mbështetës të Anglisë janë parë gjithashtu me unazat, nga të cilat të dhënat mund të monitorohen nga stafi. /Telegrafi/