Qeveria fillon me modernizimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë, theksoi kryeministri Emil Dimitriev, gjatë vizitës së tij të djeshme në kazermën „Ilinden“, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për furnizim të mjeteve transportuese, automjeteve të blinduara luftarake, pajisjeve për Regjimentin për operacione të veçanta dhe furnizim të pajisjes për përmirësimin e kapaciteteve të mbrojtjes kundërajrore, si dhe remont të transportuesve dhe helikopterëve luftarak.
„Konsiderojmë se është koha e fundit të investohet në pajisjen e armatës. Obligim kryesor kushtetuar dhe ligjor i çdo qeverie dhe ministrive është të sigurojnë nivel të lartë të gatishmërisë luftarake. Janë bërë të gjithë përgatitjet e domosdoshme dhe është gjetur konstrukti financiar. Zbatues i tërë procesit do të jetë Ministria e mbrojtjes, ndërsa tërë procesi do të zgjas disa vite“ – ka thënë Dimitriev.
Investimi do të kushtojë mbi 200 milionë euro. Kjo pajisje do të arrijë në pesë vitet e para, ndërsa pagesa do të kryhet në një periudhë dhjetëvjeçare./Telegrafi/