Në kuadër të aktivitetit të stërvitjes dypalëshe “Sfidë 2017” në të cilën marrin pjesë pjesëtarë të njësiteve për mbrojtje kundërajrore të ARM-së dhe Forcave të armatosura të Republikës së Sllovenisë, sot në poligonin e armatës ‘Krivollak’ realizohet gjuajtja teknike e caqeve në hapësirën ajrore me sistem të lehtë transmetues raketor (SLTR) “Gjilpëra-S”, e cila njëherit ka qenë edhe ditë për vizitorë.
Aktivitetin e sotëm e kanë përcjellur edhe ambasadori i Sllovenisë, Milan Jazbec, komandanti i Komandës së bashkuar operative, gjenerali Zoran Milevski, gjenerali i brigadës së ARM-së, Azim Nuredin dhe gjenerali i brigadës së Forcave ushtarake të Sllovenisë, Millan Zhurman.
Bashkëpunimi dypalësh mes armatave të Maqedonisë dhe Sllovenisë, në pjesën e mbrojtjes kundërajrore filloi para dhjetë viteve, ndërsa këtë vit për të shtatën herë me rradhë realizohet aktivitet i përbashkët nën emrin e njohur “Sfidë”./Telegrafi/