Telegrafi

ARM e interesuar për pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse në botë

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, gjatë një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara në New York, në Selinë e Kombeve të Bashkuara do të jetë për vizitë pune në Departamentin e Operacioneve Paqeruajtëse, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Zoran Jolevski e informoi Ladsodus se në kuadër të ministrisë së mbrojtjes të mendojë seriozisht për rritjen e pjesëmarrjes së ARM-së në operacionet paqeruajtëse dhe të jep kontribut më të madh për paqen në botë.

Ladsous e mirëpriti këtë iniciativë dhe do të ofrojë të gjitha kapacitetet e Departamentit të Operacioneve Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në dispozicion për të ndihmuar Ushtrinë e Maqedonisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes në planifikim, vendimmarrje dhe përgatitjet për vendosjen e ushtarëve të Maqedonisë në pjesën e misioninin paqeruajtës të OKB-së.

Jolevski e informoi se Maqedonia nga shtatori do ta presë selinë e Forcave mjekësore të Ballkanit, si dhe për atë se është një kandidat për vendin e selisë së SEEBRIG, Brigadës së Evropës Juglindore. Të dy bashkëbiseduesit takimin e përfunduan se idetë e paraqitura kanë potencial serioz për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. /Telegrafi/