Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II, është lëshuar në varrezat mbretërore në kapelën St. George në Winsdor.
Dekani i Winsdorit pas meshës dhe falënderimeve, ka filluar të numëroj titujt mbretëror.
Ndërkaq mbretëresha Elizabeth II, pritet të pushojë përjetësisht pranë varrit të bashkëshortit Princit Philip.
E i biri i saj Charles që tani mban titullin e Mbretit është pasues i fronit, ku mijëra politikanë dhe fytyra publike i shprehën ngushëllime.
Kujtojmë që në ceremoninë mortore po marrin pjesë liderë nga e tërë bota – duke filluar nga presidenti amerikan Joe Biden, ai francez Emmanuel Macron e shumë liderë tjerë.
Shumë prej tyre kishin zbritur në Londër dy ditë më parë, që të jenë në kohë për ceremoninë e varrimit.
E para pak çastesh është mbajtur mesha me të cilën iu dha lamtumira e fundit Mbretëreshës.
Lajmi për vdekjen e Elizabeth II kishte shokuar botën, të cilët e kujtojnë si një njeri shumë të mirë dhe të afërt me të gjithë.
Ajo ishte pasuesja e babait të saj Mbretit George VI, dhe për shumë dekada ishte në krye të mbretërisë në Britani të Madhe.
Ndryshe Britania e Madhe ka mbajtur zi për më shumë se një javë në nderim të Mbretëreshës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OuENY9sKTxQ&ab_channel=SkyNews